KRYEFAQJA » LAJME » Rama : “shqiperiaqeduam.al” bën njerëzit e zakonshëm pjesë e vendimarrjes
Rama : “shqiperiaqeduam.al” bën njerëzit e zakonshëm pjesë e vendimarrjes

Rama : “shqiperiaqeduam.al” bën njerëzit e zakonshëm pjesë e vendimarrjes

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën online “shqiperiaqeduam.al”. Zoti Rama tha se kjo është një përpjekje serioze e PS për të ndërtuar një koalicion real me njerëzit e zakonshëm, për ti bërë ata ata pjesë e një procesi vendimmarrës. “Ky angazhim i jep mundësi çdo qytetari që ka akses në internet për të qenë pjesë e procesit të bashkëqeverisjes në kuptimin konkret të fjalës. Ky sistem pranon anëtarë dhe anëtare reale, me identitet të identifikuar si anëtarë të koalicionit qeverisës”, spjegoi zoti Rama. “Nuk është një faqe më shumë në internet, nuk është një portal larg qoftë, nuk është as një mekanizëm si të tjerët deri më sot, por është një mekanizëm i ri për ti dhënë mundësi atyre që duan të marrin pjesë aktive në qeverisje që ta realizojnë atë duke u regjistruar dhe duke e shfrytëzuar këtë mekanizëm për ato aspekte që ne kemi përfshirë në përmbajtjen e kësaj platforme dhe për të bërë sugjerime” tha zoti Rama. Sipas tij “Ky mekanizëm e përforcon më shumë demokracinë dhe forcon më shumë vetë institucionet dhe Kuvendin e Shqipërisë të paktën sa na takon ne dhe rolit që kemi në Kuvend”.
Kryeministri Rama tha se pas kësaj platforme qëndron një grup i madh njerëzish që do të ndjekin në kohë reale kërkesat, ankesat dhe denoncimet e qytetarëve që do të anëtarësohen. Ai premtoi se “Do ndëshkojmë së bashku një shfaqje korruptive, do të ndëshkojmë së bashku një sjellje abuzive dhe një zyrtar në rast se vërtetohet se denoncimi është i saktë”.
Zoti Rama u bëri thirrje qytetarëve që të regjistrohen në këtë nismë, duke garantuar se për të bërë këtë nuk ka nevojë për të paguar ryshfet. “Kush ka mik për të futur nuk ka nevojë të shkojë ta gjejë tek cilido prej nesh lart e poshtë. Kush do të futë mik le të regjisterohet në këtë platformë. Me një mesazh mund të vërë në lëvizje ministrin apo ministren e fushës ku ka probleme”. spjegoi kryeministri. Ai tha se të gjithë anëtarët e qeverise e kanë të qartë që ky është prioritet i prioriteteve. “Kush ka hall për të zgjidhur ne do tja zgjidhim dhe kjo vlen më shumë se investimet e huaja, vlen më shumë se një mandat” u shpreh zoti Rama.

Sicred