KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Shqipëria në aksion diplomatik për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Shtetësia e Anastasit, Rama përshëndet vendimin e Metës

Rama: Shqipëria në aksion diplomatik për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Shqipëria ka ndërmarrë një aksion diplomatik në shkallë të gjerë për të siguruar hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, brenda gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit në selinë e qeverisë. “Në këto 100 ditë të para ne kemi përshkallëzuar atë që do ta quaja një aksion në shkallë të gjerë diplomatik për të siguruar hapjen e negociatave për anëtarësim në BE në 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm dhe të vazhdojmë ta bëjmë këtë intensivisht edhe pas Vitit të Ri patjetër” tha zoti Rama. Kryeministri socialist shprehu keqardhjen që opozita shqiptare nuk po rreshtohet krahas qeverisë në këto përpjekje, përkundrazi. “Kemi një situatë ku opozita po luan me zjarrin duke e kthyer në pengesë për të përcjellë mesazh të qartë, të plotë dhe të unifikuar të politikës shqiptare lidhur me këtë element kyç të ecurisë historike të Shqipërisë që pas rënies së regjimit komunist” tha zoti Rama. Ai përsëri deklaratën tashmë të njohur se “Negociatat nuk çelen për qeverinë dhe me PS, negociatat çelen për Shqipërinë dhe me Shqipërinë. Negociatat nuk zgjasin sa një mandat qeverisës, janë përgjegjësi kombëtare e të gjitha palëve”. Duke komentuar aksionet opozitare zoti Rama tha se ato “…janë në dëm të interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në aspektin e çeljes së negociatave për anëtarësim”.

Sicred