KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: Shqipëria ka çdo mundësi për t’u bërë fronti i ri i naftës!
Integrimi rajonal në ekonomi dhe tregëti, Rama fton në Durrës kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Rama: Shqipëria ka çdo mundësi për t’u bërë fronti i ri i naftës!

Kryeministri shqiptar Edi Rama u ka bërë thirrje kompanive botërore të naftës dhe të gazit të investojnë në Shqipëri, sipas tij një nga frontet e reja botërore të kësaj industrie. Duke folur në Kongresin Botëror të Naftës që po mbahet në Turqi, zoti Rama në prezantimin e tij rreth 8 minuta që në fillim shtroi pyetjen: “A mundet Shqipëria të jetë fronti i ardhshëm i naftës?”. Kryeministri shqiptar bëri të ditur se në Shqipëri nafta është konsideruar sektor strategjik. Ai tha se vendi ka rezerva që vlerësohen në 220 milion fuçi, ndërsa çdo vit nxirren 6.5 milionë fuçi. Zoti Rama foli për projektet e privatizimit, praninë e gjigandit Shell si dhe ndërtimin e gazjellësit TAP, duke e quajtur të ardhmen e kësaj industrie të shkëlqyer. “Për të gjitha këto arsye, ky është momenti më i mirë për të investuar në Shqipëri. Shqipëria ka çdo mundësi për t’u bërë fronti i ri i naftës, por për t’ia dalë me sukses duhet të punojmë së bashku. Për këtë arsye i jam mirënjohës presidentit Erdogan dhe qeverisë turke” tha kryeministri Rama në Kongresin Botëror të Naftës që po mbahet në Turqi.

Sicred