KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, pret çeljen e negociatave

Rama: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, pret çeljen e negociatave

Shqipëria nga Samiti i Triestes vjen me 5 projekte të fituara në instrumentin financues të BE, në vlerën e mbi 3 mln eurove, të cilat priten të nisin e zbatohen në harkun kohor të 2-7 viteve, e që sipas Drejtoreshës Majlinda Dhuka e kanë pozicionuar vendin tonë në pozicionin e parë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Rama duke hedhur poshtë absolutisht idenë e krijimit të ish Jugosllavisë: “Projekti është thellësisht një projekt europian. Mbështetet thellësisht dhe plotësisht në frymën europiane të bashkëpunimit dhe ndërveprimit. Përbën një përpjekje komplementare me atë të integrimit me atë të vendeve tona dhe të rajonit në bashkimin europian dhe nuk ka broçkull më të madhe për tu evidentuar, kulmi i marrëzisë në interpretimin e këtij projekti sesa broçkulla e rikrijimit të ish Jugosllavisë”. Sa i takon hapit të rradhës së Shqipërisë drejt integrimit, çeljes së negociatave, Rama deklaroi se ne i kemi përmbushur kushtet, e zhvillimi ekonomik i vendit është në fokusin primar të kësaj qeverie: “Shqipëria i ka plotësuar të gjitha ato që i janë kërkuar, komisioni e ka bërë rekomandimin. Ka kërkuar çeljen e negociatave me mirkuptimin që proçesi i vetingut do të nisë. Proçesi i vetingut ka nisur siç e dini kështu që përsa na takon ne i kemi kryer detyrat tona dhe nëse BE do ti shtyje përsëri kjo nuk do të na pengoje që ne të vazhdojmë me këmbëngulje procesin sepse unë e kam nënvizuar vazhdimisht që për ne procesi i integrimit nuk është një udhëtim për të shkuar në Bruksel. Është një udhëtim për të ndërtuar shqipërinë europiane ktu në atdheun tonë”. Interesimit të gazetarëve për largimin e ministrave teknike, Rama i është përgjigjur, që nuk do t`i shkarkoje po pret që ata të largohen vetë nga pozicionet e tyre, ndërsa lidhur me Listën e zezë të shumëpërfolur këto ditë në media, nga Rama është shprehur që nuk është lista e tij, por për këdo të paaftë në administratë, nuk kanë parë asgjë akoma: “Unë nuk kam bërë asnjë përmbledhje. Është rapori i bërë nga skuadra e shënimeve të cilin unë e kam lexuar njësoj siç e keni lexuar ju kur është publikuar. Për të gjithë ata që paguhen nga taksat e shqptarëve, në vend që ti shërbejnë shqiptarëve i grabisin ose i poshtërojnë me sjellje të padenjë dhe “lulet mos më prek” nuk duhet të preken fare se nuk kanë parë gjë akoma” e mbyll fjalën e tij kryeministri Rama.

Sicred