KRYEFAQJA » LAJME » Rama : Shqipëria dhe Kosova, një president si simbol i unitetit kombëtar
Rama : Shqipëria dhe Kosova, njëpresident si simbol i unitetit kombëtar

Rama : Shqipëria dhe Kosova, një president si simbol i unitetit kombëtar

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka propozuar të dielën në Prishtinë një president simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë Për Shqipërinë dhe Kosovën. Zoti Rama e bëri propozimin e tij në Kuvendin e Kosovës në një seancë të posaçme me rastin e 10-vjetori i pavarësisë së Kosovës. “Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo një President simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë” tha zoti Rama. “Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e racionales, por historia për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot, na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet” shtoi kryeministri i Shqipërisë.
Zoti Rama u shpreh edhe për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Sipas tij “Dialogu i vështirë me Serbinë do të jetë historik” dhe se “Shqiptarët dhe serbët do jetojnë në paqe”.
Në seancën e posaçme të Kuvendit të Kosovës ra në sy prania e presidenti shqiptar Ilir Meta, kryetari të parlamentit Gramoz Ruçi, kreut të PD në opozitë Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sicred