KRYEFAQJA » LAJME » Rama : Shqipëria dhe Greqia do të nënshkruajnë dokumentin e partneritetit strategjik
Rama : Shqipëria dhe Greqia do të nënshkruajnë dokumentin e partneritetit strategjik

Rama : Shqipëria dhe Greqia do të nënshkruajnë dokumentin e partneritetit strategjik

Shqipëria dhe Greqia do të nënshkruajnë dokumentin e partneritetit strategjik në pranverë në Tiranë. Kryeministri Rama ka publikuar lajmin në llogarinë e tij në rrjetin FB, duke e paraqitur si objektiv të përbashkët pas takimit me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras paraditen e së enjtes në Davos, Zvicër. Takimi që erdhi pak ditë pas bisedimeve të dyta Shqipëri – Greqi dhe nisjes së operacioneve të ligjëruara në këto takime. Sipas zoti Rama është është biseduar për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh; në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen. Shqipëria ka nënshkruar Partneritet strategjik me SHBA dhe Francën, ndërkohë që një dokument i tillë i synuar me fqinjin jugor, paralajmëron një erë të re marrëdhënieje, por sidomos një mbështetje pa kushte në integrimin europian të Shqipërisë.

Sicred