KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama shpall 15 vende pune të lira në DPSHTR

Rama shpall 15 vende pune të lira në DPSHTR

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, një nga drejtoritë kryesore të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka shpallur 15 vende vakante për pozicionin “drejtues”.
Në fakt lajmërimin e ka bëë të ditur kryeministri Edi Rama në një status në rrjetin social Fejsbuk. Sipas njoftimit për aplikimin do të ketë vetëm tetë ditë kohë, nga 7 nëntori deri më 15 Nëntor. Aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen me email nga komisionit ad-hoc, brenda datës 30 nëntor.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka qenë ndër institucionet më të preferuar prej forcave politike në pushtet për shkak të buxhetit mjaftë të madh që i akordohej. Jo pak herë drejtuesi e saj kanë qenë  në qendër të akuzave për  abuzime dhe përfitime të jashtëligjshme.

Sicred