KRYEFAQJA » LAJME » Rama, shkurtime drastike në kabinetin qeveritar
Qeveria e re, Rama takim me ministrat në Vlorë

Rama, shkurtime drastike në kabinetin qeveritar

Kryeministri Edi Rama paraqiti strukturën e qeverisë së re, një shkurtim drastik i qeverisë së deritanishme prej 21 anëtarësh. Ajo do të ketë, një zëvendëskryeministre, 11 ministra dhe 2 ministra shtetit. Gjysma e anëtarëve të kabinetit janë gra.
Zëvendëskryeministre do të jetë Senida Mesi.
Ministër shteti për diasporën Pandeli Majko.
Ministre e shtetit për sipërmarrësit Sonila Qato.
Ministër i Jashtëm Ditmir Bushati.
Ministër i Brendshëm Fatmir Xhafa.
Ministre e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Ministre e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Ministre e Kulturës Mirela Kumbaro.
Ministër i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.
Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Lindita Nikolla.
Ministër i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social Ogerta Manastirliu.
Ministër i Energjitikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri.
Ministër i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.
Ministër i Bujqësisë Niko Peleshi.

 

Sicred