KRYEFAQJA » LAJME » Rama shkarkon zëvendësministrin e LSI
Rama shkarkon zëvendësministrin e LSI

Rama shkarkon zëvendësministrin e LSI

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e brendshëm Ilir Marku. Motivacioni sipas disa mediave është “Për shkelje të papranueshme të etikës zyrtare, në papajtueshmëri të plotë me detyrën e lartë që kryen dhe në shkelje të normave më elementare të komunikimit publik, urdhëroj shkarkimin nga posti i zv.ministrit të Punëve të Brendshme z.Ilir Marku”.
Historia e kësaj ngjarje duket se ka nisur kohë më parë, por fundi i saj është konsumuar në mënyrë intensive gjatë ditës së enjte. Paradite, një kandidate për deputete e LSI në Vorë, implikoi ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri në një aferë sipas saj blerjeje votash dhe presioni ndaj zgjedhësve. Ky i fundit reagoi me ashpërsi ndaj ish kreut të LSI, presidentit të zgjedhur Ilir Meta, duke thënë se ai ishte autor i kësaj shpifjeje. Zoti Tahiri e akuzonte zotin Meta se i kishte vënë në përgjim gjatë kohës që ishte ministër, vartësin e tij Ilir Marko. Sipas disa mediave, ndonëse nuk përmendej me emër në këto polemika, zoti Marku i ka dërguar ish shefit të tij një mesazh denigrues. Kaq duket se ka mjaftuar që zoti Rama ta shkarkonte atë nga detyra.

Sicred