KRYEFAQJA » LAJME » Rama sërish thirrje studentëve për dialog: “Këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë VETEM SE BASHKU”
Rama sërish thirrje studentëve për dialog, "Këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë VETEM SE BASHKU"

Rama sërish thirrje studentëve për dialog: “Këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë VETEM SE BASHKU”

Kryeministri Edi Rama vazhdon të këmbënguli në thirrjet e tij drejtuar studentëve protestues për nevojën e dialogut. “Të dashur studentë protestues, gjithçka na duhet tani është të ulemi dhe të flasim” shkruan zoti Rama në Fejsbuk. “8 PIKAT janë për mua vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës sonë universitare. Dhe këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë VETEM SE BASHKU, përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisë” shprehet ai. “Adresimin e 8 PIKAVE duhet të nisim pa humbur kohë. Kemi punë për të bërë dhe nëse doni që uljen e tarifave ta mbyllim para pushimeve tuaja të Vitit të Ri, s’ka realisht minuta për të humbur me llogjet e kazanëve dhe rrugët shkencore të Doktorreshë Monës e të Profesor Lulit” shton më tej jo pa ironi ndaj kundërshtarëve të tij politikë. “Unë jam gati dhe s’kam asnjë kusht, prandaj bëhuni mbarë e më çoni fjalë, kur e ku doni të takohemi. Përqafime dhe kurajo, sepse do ju duhet shumë kur ta kuptoni që kjo që keni nisur është ku e ku më e madhe, sesa ato 8 PIKA!” përfundon ai.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com