KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: Së shpejti nis programi kombëtar 1 miliard dollarë për rindërtim
Grabitja e parave të bankës, Rama merr në mbrojtje policinë

Rama: Së shpejti nis programi kombëtar 1 miliard dollarë për rindërtim

Pak muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, kryeministri socialist Edi Rama, ka këmbënglur se reformat ekonomike të ndërmarra nga qeveria e tij, kanë qenë të suksesshme dhe ekonomia e vendit u rrit me 3.4 përqind. “Reformat ekonomike të qeverisë shqiptare janë me rëndësi jetike për të rritjen e besimit, nxitjen e investimeve dhe fuqizimin e perspektivës për rritje të mëtejshme të ekonomisë” ju referua zoti Rama FMN në komunkimin e tij javor nëpërmjet Fejsbukut. “Nga një rritje ekonomike nga 0 deri në 1% deri tre vite më parë, FMN deklaroi se rritja ekonomike pritet të rritet deri në 3.4 përqind vitin që sapo lame pas. Të dhënat paraprake tregojnë se buxhetiti i vitit 2016 ka rritur një balancë primare pozitive dhe mos të harrojmë se kemi rritur pagat dhe pensionet me 100 milione dollarë pa rritur borxhin publik dhe kjo ndodh për herë të parë në 25 vjet” tha zoti Rama.
Për kryeministrin “borxhi publik ndërkohë ka filluar rënien dhe do të vazhdojmë ta ulim. Rritje taksash nuk ka dhe nuk do të këtë. Kush fiton më pak, do të vazhdojë të paguaje më pak, kush fiton më shumë, do të vazhdojë të paguaje më shumë. Ndërkohë, konsumi, një element themelor për të parë shëndetin e ekonomisë, është rritur në shifra që tre vite më parë as nuk mund të mendoheshin. Sot jemi në kushte të reja ku jo vetëm vendi ka marrë kthesën nga buza e humnerës ku gjendej në vitinn 2013, por mund të synojmë për shumë më tëpër akoma, sepse kemi ende rezerva të mëdha të pashfrytëzuara në cdo aspekt e në cdo sektor dhe reformat po na japin vetëm rezultatet e para, të cilat pa asnjë dyshim do të shtohen e konsolidohen”.
Pas këtyre arritjeve kryeministri Edi Rama përsëriti se qeveria e tij do të nisi së shpejti “programin kombëtar 1 miliard dollarë për rindërtim. Falë këtij program të ri dhe investimeve të drejtëpërdrejta nga buxheti i shtetit, ne do të fusim në rrugën e rilindjes së vendit një volum kapitalesh private për të rindërtuar më shpejt infrastrukturën rrugore, arsimore dhe shëndetësore” tha ai. Zoti Rana shtoi se “ky program kombëtar do të sjellë një rritje dyfish të kësaj që kemi e do të rrise ndjeshëm punësimin. Do të bëjë që rritja e ekonomise kombëtare të ndjehet shumë më tepër në ekonomine familjare. Mandati i parë i qeverisjes është vetëm pjesa e parë për t’u ndarë nga një Shqipëri pa shtet dhe për ta bërë Shqipërinë e gjeneratës tjetër” tha kryeministri socialist Edi Rama.

Sicred