KRYEFAQJA » LAJME » Rama: RTSH i pavarur nga qeveria dhe politika
Rama: RTSH i pavarur nga qeveria dhe politika

Rama: RTSH i pavarur nga qeveria dhe politika

Asmableja e 80-të e Përgjithshme e Bashkimit të Transmetuesve Europianë, EBU, çeli siparin e punimeve mëngjesin e të enjtes në Tiranë. Kjo është hera e parë në historinë e EBU – së që RTSH pret Asamblenë e Përgjithshme të Bashkimit te Transmetuesve Europiane.
Punimet dy ditore të asamblesë në Tiranë përkon me 25 vjetorin e zgjerimit te EBU-se me vendet europiane të lindjes.
Asambleja u përshendet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili në fjalën e tij e vuri theksin tek rëndësia që ka gazetaria cilësore dhe roli i medias publike në këtë çështje. Zoti Rama ndau vlerësime të larta për RTSH-në, duke e cilësuar krenari pavarësinë që ka krijuar nga politika dhe qeveria. “Për herë të parë në Shqipëri kemi një media publike të shkëputur nga qeveria dhe influenca politike” – u shpreh kryeministri.
Ndërkaqohë nga ana tjeter edhe drejtori i përgjithshem i RTSH-së Thoma Gëllçi tha se RTSH është në një proçes të thellë transformimi dhe besimi i publikut përbën sfidën më të madhe.
Bashkimi i Transmetuesve Evropiane – EBU është aleanca drejtuese në rang botëror e shërbimit të medias publike. Ka 73 anëtarë në 56-të vende në Evrope dhe 33 anëtare të asociuar në Azi, Afrike dhe Amerikë.

Sicred