KRYEFAQJA » LAJME » Rama: “Rruga e Kombit” me pagesë, për banorët lehtësi

Rama: “Rruga e Kombit” me pagesë, për banorët lehtësi

Kryeministri Edi Rama deklaroi vendosmërinë e tij për vazhdimësinë e projektit me pagesë të “Rrugës së Kombit”, ndërsa spjegoi se do të ketë lehtësime për banorët e zonës që përdorin këtë segment. Gjatë një konferencë për shtyp të dielën në selinë e qeverisë, një ditë pas protestës së dhunshme në pikën e pagesës së kalimit të rrugës, zoti Rama tha se “Ne nuk ka shans të tërhiqemi për një arsye të thjeshtë. Në një hark kohor 5 deri 10 vjeçar rruga do të jetë e papërdorshme”.
Kryeministri e konsideroi të padiskutueshëm faktin se “Rruga e Kombit” do të jetë me pagesë dhe se tarifa prej 5 eurot nuk negociohen. Por ai tha se “Në kontratë do të aplikohet sistemi për përdoruesit e shpeshtë që banojnë në atë zonë. Të tjerët janë pëdorues të rrallë. Për banorët do të ketë një sistem të posaçëm që do t’u shërbejë të gjithë atyre që janë përdorues të rrugës që do të marrin abone dhe vetvetiu do të ulet çmimi” tha zoti Rama.

Sicred