KRYEFAQJA » LAJME » RAMA: RRITJA E PUNËSIMIT ËSHTË SFIDË. DUHEN PUNONJËS TE KUALIFIKUAR NË PROFESIONE TË NDRYSHME

RAMA: RRITJA E PUNËSIMIT ËSHTË SFIDË. DUHEN PUNONJËS TE KUALIFIKUAR NË PROFESIONE TË NDRYSHME

Programi Kombëtar i Punësimit 2021 është prezantuar në qytetin e Vlorës dhe në fjalën e tij kryeministri Edi Rama theksoi se vetëm në këtë qytet ka rreth 4000 vende të lira pune edhe pse janë me rroga minimale.

Punonjësit duhet të kualifikohen ripërsëriti kryeministri për të qënë sa më konkurrues në tregun e punës. Sipas Ramës, 4 kantiere të reja infrastrukturore dhe ndërtimi i aeroporti të Vlorës do të vijojnë të hapin vende të reja pune.

Nga të dhënat zyrtare për muajin mars, qarku i Tiranës ka numrin më të madh të të punësuarve me 252, ndërsa në qarkun e Kukësit në muajin mars janë punësuar vetëm 47 të punësuar.

Sicred