KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Rritja e pensionit vitin e ardhshëm është e ndjeshme por jo e mjaftueshme

Rama: Rritja e pensionit vitin e ardhshëm është e ndjeshme por jo e mjaftueshme

Skema e vjetër e pensioneve prodhonte vetëm borxhe dhe nëpërmjet saj përfitoheshin vetëm pensione minimale ndërkohë që linte pa një të tillë të tjerë të moshuar që nuk mundin të kontribonin.Kështu ka deklaruar kryeminisri Edi Rama në një takim me pensionistët. Ai u shpreh se reforma e pensioneve ndërmarrë në janar 2015 bëri të mundur që kushdo të përfitoje aq sa kontribuon. “U loz në bixhoz gjithë pasuria e këtij vendi. Rritja e pensionit vitin e ardhshëm është e ndjeshme por jo e mjaftueshme” tha kryeministri Rama.

Me skemen e re është bërë e mundur dhe përfitimi i pensioni social për të gjithë atë pensionist që nuk kanë kontribuar as edhe një ditë. “Sot me skemën e vjetër ne do kishim vetëm në vitin e parë 5500 pensionistë pa asnjë qindarkë, gjyshe me zero pension. Nuk ka më të tillë sepse ne i kemi vendosur pensionin social” shtoi më tej Rama. Skema e re e pensioneve e aplikuar këto 2 vite u shpreh kreu i qeverisë bëri të mundur rritjen e pagave dhe pensioneve duke ulur borxhin.

Sicred