KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Rregjistrimi i popullsisë do të përfshije në zgjedhje emigrantët

Rama: Rregjistrimi i popullsisë do të përfshije në zgjedhje emigrantët

Kryeministri Edi Rama siguron përfshirjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, në proçeset zgjedhore, pasi të përfundoje rregjistrimi i plotë i tyre, nëpërmjet aplikimeve online. Gjatë inagurimit të shërbimit konsullor online, Rama u shpreh se proçesi tashmë ka nisur dhe ky është finalizimi i premtimit të dhënë gjatë samitit të diaspores. “Për të garantuar pjesmarrjen në votime të shqiptarëve jashtë vendit duhet të rregjistrojmë shqiptarët jashtë vendit. Jemi i vetmi shtet në europë, nuk e di në botë nëqoftëse kemi ndonjë koleg të këtij niveli, po në europë nuk kemi që nuk ka të regjistruar njerëzit e vet” tha Rama.

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati, kujtoi se nga aplikimi i shërbimit konsullor online, kryhet pa kosto shtesë për qytetarët dhe është një mundësi për transparencë më të lartë. Janë 500 mijë legalizimi dhe rreth 250 mijë shërbime konsullore që ofrohen online. “Mund të luftojmë korrupsionin, të përmirësojmë shërbimet ë administratës tonë dhe llogaridhënien pa rënduar në xhepat e taksapaguesve. Kjo reformë ka rritur dukshëm besueshmërinë e shtetit shqiptar karshi partnerëve tanë dhe qytetarëve” u shpreh Bushati.

Kryeministri duke mbështetur idenë për shërbime të përbashkëta me Kosovën, hodhi poshtë zërat tendencioze që e lidhin atë me Shqipërinë e Madhe. Ai tha se “Nëse dikujt kjo i duket shqipëria e madhe kjo është problemi i tij.Kjo nuk është shqipëria e madhe po kjo është ulje drastike e kostove dhe njëkohësisht afrim drastik me njëri tjetrin i njerëzve”.

Sicred