KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Rezultati i PISA, sukses i Reformës në Arsim
21 mars, nis testimi për mësuesit e rinj

Rama: Rezultati i PISA, sukses i Reformës në Arsim

Kryeministri Edi Rama edhe njëherë ka këmbëngulur në suksesin e reformës në arsim të ndërmarrë nga qeveria e tij. Në komunikimin e zakonshëm javor në rrjetin social “Fejsbuk” zoti Rama i është referuar rezultatit të arritur nga nxënësit shqiptar në programin PISA. “Këtë javë morëm një lajm shumë të mirë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, programi ndërkombëtar i vlerësimit të nxënësve, PISA, është një vlerësim ndërkombëtar i standartizuar” tha ai. Sipas zoti Rama “Vendi ynë u rendit jo thjesht më mirë se asnjëherë tjetër, por në një pozicion ku la pas plot 21 vende të tjera, ndër të cilat dhe vende që në shumë aspekte janë më të përparuara sesa i yni”. “Brenda këtij lajmi të mirë ka plot të dhëna inkurajuese, sikundër dhe plot mësime. Interesante është se nëse do llogariteshin vetëm rezultatet e vajzave atëherë Shqipëria do të ishte në një pozicion edhe më të mirë. Vendet e tjera që do ishin pas do të ishin 24. Lum kush ka vajza” tha zoti Rama. “Rezultati i Shqipërisë në këtë program ndërkombëtar të vlerësimit të nxënësve 15 vjeçarë ka qenë befasues për shumëkënd” shkruan kryeministri.

Sicred