KRYEFAQJA » LAJME » Rama replikon me prokurorinë: Shumica parlamentare ju ka dhënë një mbështetje të fortë për t’i shkuar deri në fund hetimit
Rama prokurorisë: Shumica parlamentare i ka dhënë organit të akuzës një mbështetje të fortë për t’i shkuar deri në fund hetimit

Rama replikon me prokurorinë: Shumica parlamentare ju ka dhënë një mbështetje të fortë për t’i shkuar deri në fund hetimit

Dita e sotme ka qenë një rast i rrallë i shkëmbimit të deklaratave mes kryeministrit Rama dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pasi zoti Rama e konsideroi kërkesën e prokurorisë për arrestimin e ish ministrit të brendshëm Tahiri si të papranueshme, arbitrare dhe e refuzoi unanimisht në emër të PS, prokuroria reagoi duke deklaruar se nuk intimodohej nga deklarata të tilla.
Por Zoti Rama ka shkuar më tej. Zyra e tij e shtypit ka reaguar duke theksuar se kryeministri nuk është përpjekur të initimidojë organin e akuzës, por ka dhënë opinionin e grupit parlamentar bazuar në raportin e Komisionit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve. Sipas kreut të qeverisë detyra e prokurorisë nuk është të dëgjojë politikën, as të replikojë me politikanët, as të publikojë në media opinionet e saj, për çfarë thotë një politikan a një tjetër. Organi i akuzës, sipas kryeministrit, as ka detyrën dhe as i’a lejon etika e funksionit të vet, të ushqejë debatet politike me komunikata që ngjajnë si të shkruara në selitë e partive politike, vlerësohet në deklaratë.
Në deklaratën e zyrës së shtypit të kryeministrit Rama, Prokuroria e Krimeve të Rënda, nxitet për një hetim sa më të shpejtës, serioz dhe shterrues për çështjen që lidhet me Saimir Tahirin. Ai besion se sinqerisht se me pranimin e kërkesës së prokurorisë nga ana e saj, shumica parlamentare i ka dhënë organit të akuzës një mbështetje të fortë për t’i shkuar deri në fund hetimit.

Sicred