KRYEFAQJA » LAJME » Rama replikon me gazetarët, reagojnë Basha e Kryemadhi
Rama i drejtohet Bashës: Unë e respektoj median, edhe kur gënjen e shpif, por nuk mund të hesht!

Rama replikon me gazetarët, reagojnë Basha e Kryemadhi

Një shkëmbim replikash mes kryeministrit Rama dhe disa gazetarëve në përfundim të seancës parlamentare rreth “Çështjes Tahiri”, ka risjellë edhe nje herë në vemendje raportet e tij të tensionuara me mediat, por edhe reagimin e politikës. Në dy reagime të ndara kreu i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e akuzuan zotin Rama për sulme agresive, banalitet rrugaçëror, sjellje të paprecedentë, sharje e fyerje të turpshme.
Por nga ana e tij kryeministri Rama në një reagim të tij vlerësoi se “Nuk kam fyer askënd. Thjesht kam dhënë opinionin tim, për çka ata kanë bërë, gjatë gjithë këtyre ditëve duke e dizinformuar publikun, lidhur me qëndrimet e mia dhe të Partisë Socialiste!” shkruajti ai. Sipas zotit Rama deklaratat e tij nuk i kishte vetëm për gazetarët e terrenit, por për të gjithë ata që “lirinë e pushtetit të medias janë mësuar ta përdorin si armë, për të “vrarë e prerë”, pa teklif e as karar”.

Sicred