KRYEFAQJA » LAJME » Rama reagon në Fejsbuk pas qëndrimit të ambasades së SHBA-së për zgjedhjen e kryeprokurores

Rama reagon në Fejsbuk pas qëndrimit të ambasades së SHBA-së për zgjedhjen e kryeprokurores

Deklarata e Ambasadës së SHBA se “Kushtetuta dhe ligji për prokurorinë janë të qarta” dhe se “Ambasada mbështet OPDAT dhe EURALIUS” është përshëndetur menjëherë nga kryeministri Edi Rama. “Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës për drejtësinë. Shumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim” shkruan zoti Rama në Fejsbuk. Opozita ka kërkuar rikthimin e legjitimitetit në Kuvend duke e cilësuar si antikushtetues mënyrën se si u zgjodh Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku.

Sicred