KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Qytetarët shqiptarë akses falas në shërbimin shëndetësor
QSUT, vdes një foshnje nga fruthi

Rama: Qytetarët shqiptarë akses falas në shërbimin shëndetësor

Kryeministri Edi Rama vazhdon të këmbënguli se nën qeverisjen e tij, shëndetësia shqiptare është histori suksesi. Të hënën, gjatë një takimi në Durrës ai tha se falë reformave të gjithë qytetarët shqiptarë kanë sot akses falas në shërbimin shëndetësor. “600 mijë shqiptarë të pasiguruar do të marrin ilaçet e rimbursueshme. Qytetarët po bëhen të gjithë të barabartë në aksesin për shërbimin shëndetësor. Tani mjeku i familjes është falas dhe tarifat e shërbimit janë simbolike” tha zoti Rama.
Duke ju përgjigjur sulmeve të opozitës kryeministri tha se “Shëndetësia është sektori më i paragjykuar, pasi lidhet jeten e njeriut, por një gjë është e sigurt ata që marrin shërbim janë shumë më pozitivë se sa ata, që për të fat të mirë, nuk kanë pasur nevojë të shkojnë në spitale dhe të shohin ndryshimin”. Zoti Rama njoftoi se brenda pranverës do të fillojë aplikimi i recetës elektronike, çka do ti japë fund korrupsionit sistemik. Lidhur me aplikimin e partneritetit publik-privat(PPP), kryeministri Rama tha se synohet që investimet në shëndetësi të bëhen me paratë e privatit, të cilat më pas do të shlyhen nga shteti pjesë-pjesë. “Kjo nuk është një shpikje e jona, por është rruga e re e çelur vite më parë nga vende shumë të zhvilluara” tha zoti Rama.

Sicred