KRYEFAQJA » LAJME » Rama : Qeveria synon regjistrimin e gjithë shqiptarëve kudo ku janë dhe përfshirjen e tyre në votime
Rama reagon pas krijimit të Frontit Opozitar: "ASGJË E RE NGA FRONTI"

Rama : Qeveria synon regjistrimin e gjithë shqiptarëve kudo ku janë dhe përfshirjen e tyre në votime

Qeveria e re shqiptare po synon regjistrimin e shqiptarëve kudo ku ata janë në botë si dhe përfshirjen e tyre në votime në Shqipëri. Në tryezën për strategjinë e diasporës që u mbajt të hënën në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se “Sot kemi një dokument të rëndësishëm si pikënisje për një proces që kemi ambicjen ta çojmë përpara dhe ta mbyllim me sukses në aspektin më parësor: regjistrimin e plotë të gjithë shqiptarëve ku ata jetojnë”, ka thënë Rama.
Në këtë dokument kaq të gjere, kryeministri Rama kërkoi mbështetjen e gjithë forcave politike. “Ne jemi të fundit që nuk kemi plotësuar në raport me vendet që janë rreth e rrotull të cilave duhet tu ngjajmë për përfshirjen e drejtë të të gjithë emigrantëve shqiptar në procesin më të rëndësishëm të vendimarrjes në vend përmes votës” tha zoti Rama. Sipas tij “kjo është një arsye shumë e fortë që asnjë parti politike e pbrfaqësuar në parlament të mos mungojë në këtë proces”.
Në diskutim të dokumentit strategjik për diasporën, kryeministri Rama dhe ministri Majko, kujtuan se ndarja e shqiptarëve të diasporës si etnitete të veçanta edhe mes tyre është e pamundur. “Projekti i strategjisë vlerëson se programet e mbrojtjes së identitetit kombëtar kanë të njëjtat detyrime si ndaj emigrantëve shtetas të Shqipërisë si ndaj emigrantëve shtetas të Kosovës. E njëjta vlen edhe për shtetasit me kombësi shqiptare të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë që ndodhen jashtë vendlindjes” tha ministri Majko.
Për kryeministrin Rama “Unifikimi i politikave tona sëbashku me shtetin e Kosovës dhe bashkëhartimi i projekteve të dedikuara për diasporën është një domosdoshmëri që lidhet me atë që e kupton çdo mendje e arsyeshme se nuk mundet dot që ti ndajmë shqiptarët jashtë kufijve të këtyre dy shteteve në dy etnitete të ndryshme”.
Në terma praktike, gjatë këtij diskutimi u dhanë garanci për arritjen e marrëveshjeve për pensionet sidomos me vendet ku ka shumë shqiptarë që jetojnë e punojnë prej shume vitesh.

Sicred