KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: Qeveria e re socialiste e vendosur të luftojë korrupsionin dhe informalitetin
Rama: Qeveria e re socialiste e vendosur të luftojë korrupsionin dhe informalitetin

Rama: Qeveria e re socialiste e vendosur të luftojë korrupsionin dhe informalitetin

Lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë të mbetet ylli polar i qeverisë Rama në 100 ditët e para të saj. Duke folur në Asamblenë Kombëtare të PS, kryeministri socialist tha se “na duhet pastrim në të gjitha nivelet, pastrim fizik në rrugë, por edhe në institucione”. Zoti Rama u shpreh për fillimin e një lufte të hapur ndaj korrupsionit të trashëguar, siç e konsideroi ai. “Pastrim strukturor të të gjithë mekanizmave të pushtetit ekzekutim. Na duhet shërbim dhe këtu nuk duhet të neglizhojmë asnjë detaj, asnjë marrëdhënie të askujt me shtetit dhe na duhet ndëshkim në të gjitha nivelet, lidhur me çdo shfaqe të korrupsion, abuzivizmit dhe çdo shfaqe edhe të padenjë edhe në sjellje me qytetarët” tha zoti Rama.
Kryeministri gjeti rastin të përsëriti vendosmërinë e tij në luftën kundër informalitetit. “Ata që e konsumuan pushtetin e tyre duke përfaqësuar peshqit e mëdhenj në kërkim, janë bërë front për të mbrojtur informalitetin dhe jo bizneset e vogla siç pretendojnë” sulmoi ai kundërshtarët e tij PD dhe LSI që po kundërshtojnë përfshirjen e të gjithë biznesit në skemën e TVSH. “Nuk diskutohet që duke filluar nga viti i ardhshëm çdo biznes i Shqipërisë do të funksionojë me TVSH” tha i vendosur zoti Rama. ” Nuk përbën rritje të barrës, biznesi i vogël do ta ketë taksën zero, por përbën një detyrim të çdokujt që merret me veprimtari ekonomike tregtare të njohë për zot Kushtetuën dhe ligjin. Ti njohë shtetit të drejtën për të marrë detyrimet që i takojnë popullit” këmbënguli kryeministri.
Ndërkaq ai përsëriti se “Na duhet luftë kundër korrupsionit në dogana, tatime e në çdo shkallë e nivel ku për fat të keq jemi ende sot mbrapa në raport me standardet që duhet të garantojmë”.

Sicred