KRYEFAQJA » LAJME » Rama prezanton Portal Kombëtar për punësimin e studentëve më të mirë

Rama prezanton Portal Kombëtar për punësimin e studentëve më të mirë

https://punetembare.gov.al Portali më i ri i prezantuar nga kryeministri Edi Rama, do të jetë në dispozicion të studentëve ekselentë për të patur eksperiencën e tyre të punës në Administratën Shtetërore. Kryeministri Edi Rama, duke e lidhur këtë nismë me protestën e studentëve, u shpreh se ky portal, është në dispozicion për më të mirët.

Drejtuesja e Departamentit të Administratës Publike, Albana Kociu, tha se janë në dispozicion të të gjithë studentëve ekselentë 804 vende pune në Administrate.

Sipas Kryeministrit, portali “punë të mbarë.al”, i pret rrugën edhe rektrutimeve partiake dhe atyre pa mëritë. Kryeministri tha se Portali tejkalon dhe eksperiencën europiane.

Portali rëndit si prioritet studentët e diplomuar jashtë vendit, ato të diplomuar në univeristete shtetërore dhe më pas ato me diploma nga univeristetet private. Diploma, lista e notave, një CV, kartë identiteti dhe një vërtetim i gjendjes gjyqësore, janë dokumentat e nevojshme.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com