KRYEFAQJA » LAJME » Rama pret trupin diplomatik
Rama pret trupin diplomatik

Rama pret trupin diplomatik

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian të akredituar në Shqipëri, janë pritur sot në selinë e kryeministrisë nga kreu i qeverisë Edi Rama. Në takimin që ka zgjatur rreth 30 minuta, mësohet se zoti Rama ka paraqitur prioritetet e kabinetit të tij për mandatin e ardhshëm. Takimi i zotit Rama vjen vetëm dy ditë para çeljes inagurale të parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit. PS e kryeministrit Edi Rama arriti një rezultat maksimal duke siguruar maxhorancën me 74 deputetë. LSI deri tani në koalicion me PS, deklaroi kalimin në opozitë dhe kudnërshtarja tradicionale e PS, PD mbeti edhe për katër vite në opozitë. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar mandatin qeverisës për katër vitet e ardhshme si më të rëndësishmin për socialistët. Sipas tij ata ose do të vazhdojnë të udhëheqin vendin, ose do të kthehen gjatë në opozitë. Në këtë konteks zoti Rama ka paralajmëruar reforma të ashpra.

Sicred