KRYEFAQJA » LAJME » Rama premton rritje të pagave dhe shpërblimeve për mjekët
Rama premton rritje të pagave dhe shpërblimeve për mjekët

Rama premton rritje të pagave dhe shpërblimeve për mjekët

Qeveria shqiptare duket se ka vendosur t’i japi një shtysë të fortë trupës së mjekëve që shërbejnë në spitalet publike. Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë një aktiviteti në QSUT ditën e hëne, tha se krahas rritjes 10 përqind të pagave, do të ketë një rritje me 25 përqind për ata që punojnë në reaminacion dhe urgjencë, si dhe dyfishim të pagës për shërbimin e rojës. “E quaj domsdoshmëri dhe një shprehje respekti për të gjithë këtë trupë prej 13 mijë njerëzish, punën e të cilës nuk e asgjëson dot sjellja tërësisht e papranueshme e atyre që brenda asaj trupe i krijojnë njerëzve në nevojë shqetësimin e madh të detyrimit për të dhënë rryshfet, në sensin që rritja e pagave dhe jo thjesht, rritja e pagave po dhe disa konsiderata të tjera, janë më shumë se domosdoshmëri” tha zoti Rama. Sipas tij “Korrupsioni nuk luftohet nëse ata që punojnë në urgjencë dhe reaminacion dhe kanë rroga që janë larg së qëni të mjaftueshme, jo për ta çmuar, po të paktën për ta justifikuar” shtoi ai.
Por kryeministri shkoi më tej kur tha se mjekët e Tiranës që shkojnë në spitalet rajonale do të ketë një pagesë 10 mijë lekë të reja në dit, ndërsa 5 mijë lekë të reja, për mjekët e spitaleve rajonale që shkojnë për një konsultë në zonat rurale.
Vendimet e fundit duket se synojnë jo vetëm të përmirësojnë pagat në sistemin e mjekësisë shqiptare, por edhe për të frenuar largimin e mjekëve dhe infermierëve jashtë shtetit, fenomen  i cili ka marrë përmasa shqetësuese. Sipas të dhënave të urdhërit të mjekut çdo ditë nga Shqipëria largohet një punonjës i shëndetësisë.

Sicred