KRYEFAQJA » LAJME » Rama premton rritje ekonomike e punësim
Rama premton rritje ekonomike e punësim

Rama premton rritje ekonomike e punësim

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka premtuar se në katër vitet që vijnë qeveria e PS do të bëjë përpjekje maskimale për të rritur ekonominë dhe punësimin. Zoti Rama ka qenë në Vaun e Dejës dhe Kukës ku ka deklaruar se “Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë”. Ai përmendi ritmin e rritjes ekonomike 5 përqind, shifër mjaftë ambicioze kur dihet që aktualisht rritja është 3.5 përqind. “Në 4 vitet e ardhshme do të financojmë 100 milionë dollarë për rrugët që lidhin tregun me prodhimin. I kemi të sigurta financat e shtetit, nuk kemi më borxhe. Jemi gati që rrogën minimale ta çojmë në 30 mijë lekë. Jemi gati që rrogat në administratë t’i rrisim me 40 përqind” u premtoi zoti Rama zgjedhësve.
Lideri dhe kryeministri socialist ka përsëritur deklaratën e tij të njohur se “Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave”. “Dua ta them qartë, kjo nuk është për ne çështje për lufte politike, nuk kemi luftë politike me asnjë ne. Kjo është një luftë për Shqipërinë që ne duam, për shtetin që ne duam të ndërtojmë” tha zoti Rama.

Sicred