KRYEFAQJA » LAJME » Rama premton mbështetje për infrastrukturën
zogu i zi, tirane, mbikalimi, edi rama, ministri transporteve, punimet, projekti

Rama premton mbështetje për infrastrukturën

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi rikthimin e projektit të mbikalimit të një nga pikat kyçe hyrëse në Tiranë, atë të Zogut të Zi dhe bashkë me të, ndërhyrje për ndërtimin e mbikalimit edhe në sheshin Sheshin “Shqiponja”. Mbikalimi te Zogu i Zi u prish në mënyrë gati demonstrative në vitin 2007 me vendim të ish Ministrit të  Transporteve Lulzim Basha, kreu aktual i opozitës shqiptare. Zoti Rama tha se kjo jo vetëm që ka rënduar qytetarët, por edhe ka krijuar probleme në lëvizjen. Ndërsa inspektoi punimet bashkë me Ministrin e Transporteve Dervishaj dhe kreun e bashkise Veliaj, për ndërtimin e mbikalimit që lidh rrugën e Kavajës me Unazën e Re, Kryeministri kërkoi përfunimin e punimeve sipas parashikimeve. “Janë vepra që, nëse do i kishim bërë me radhë e në kohën e duhur, e nuk do na kishin dalë pengesat komplet barbare që na dolën, sot do ishim në kushte të tjera. Por rëndësi ka të përfundojë kjo pjesë dhe pastaj me siguri do gjejmë një zgjidhje dhe për “Zogun e Zi”, edhe për “Shqiponjën”. Ndërkohë që përfundimi edhe i Bulevardit të Ri, Sheshit “Skënderbej” dhe i kësaj vepre, e vendosin në një bazë tjetër platformën e zhvillimit të infrastrukturës së Tiranës” tha zoti Rama .

Segmenti, një nyje lidhëse mes qëndrës së vendit dhe zonës verilindore, është integruar me rrugët lidhëse të kryeqytetit. Sokol Dervishaj, Ministër i Transporteve dhe Infrastruktures tha se : “Investimi po ecën sipas parashikimeve dhe në pranverë do ketë përfunduar minimalisht segmenti deri tek TEG-u. Në përfundim,  segmenti TEG – tunel i rrugës Tiranë – Elbasan, do të jetë një arterie që lidh rrugën Tiranë – Elbasan me autostradën e Durrësit dhe me një koncept shumë më të gjerë të integruar të qarkullimit dhe zhvillimit infrastrukturor.

”Ne besojmë që deri në verë do e kemi përfunduar këtë segment, Sheshin “Skënderbej” dhe Bulevardin e Ri, që janë tre projektet kryesore të Tiranës në këtë moment dhe më emergjente” tha  kryebashkiaku Veliaj.

Me gjatësi rrteh 1.4 km, segmenti i Unazës së Madhe të Tiranës, do të ketë 4 korsi dhe rrugë paralele përgjatë tij të pajisur me standarte më të larta në ndërtimin e akseve rrugore.

Sicred