KRYEFAQJA » LAJME » Rama premton kthimin e Lurës në zonë turistike

Rama premton kthimin e Lurës në zonë turistike

Programi i qeverise “100 fshatra” kesaj rradhe eshte fokusuar ne Lure. Kjo zonë pas shume vitesh është në  fokus te programeve te qeverise per ta mbeshtetur ne agroturizem dhe per ta kthyer ne nje potecial turistik vendas dhe te huaj.

I pari kryeminister pas shumë vitesh që viziton zonën, zoti Rama premtoi se shume shpejt prioritet i kesaj zone do të jetë ndërtimi i Rruges se Arbrit dhe restaurimi i shtepive te banoreve te Lures.

“Duhet te hapim nje kapitull te ri per rilindjen e fshatit dhe 100 fshatrave. Ka shumë fshatra qe kanë nje bukuri te rrale dhe nje histori te mire. Te kthen syte nga burimet natyrore dhe ti drejtohemi agroturizmit. Agroturizmi është mundesi e madhe qe duhet shfrytezuar për të dalë nga varferia te gjithe banoret” tha zoti Rama. “Duhet te investojme per rrugen per ta bere rrugen e bukur te Arbrit e cila eshte nje kafshate e madhe dhe kerkon nje fond te madh. Nuk do e leme rrugen pa e bere” shtoi ai.

Zoti Rama premtoi ndihmë per restaurimin e shtëpive të banoreve. “Ne nje 10 vjecar ky vend do behet destianacion europian. Do marrim masa lehtësuse per agroturizmin. Jo me 15 % takse po vetem 5 %. për zhvillimin e ekonomise kombetare lokale dhe familjare, zhvillim të sektorit blegtoral. Pune intesive per ta ndertuar per te gjithe ata qe punojne ne agroturizem” janë premtimet e kryeministrit Rama.

Sicred