KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Portali “Për Shqipërinë që duam”, portali i bashkë-qeverisjes
Rama: Portali “Për Shqipërinë që duam”, portali i bashkë-qeverisjes

Rama: Portali “Për Shqipërinë që duam”, portali i bashkë-qeverisjes

Kryeministri i vendit ditën e sotme, ftoi të gjithë qytetarët të përdorin portalin “Për Shqipërinë që duam”, për të denoncuar çdo problematikë apo ankesë ndaj Administratës Lokale dhe Qëndrore. Ky është një hap shumë i madh përpara për interveprimin midis qytetarëve dhe Administratës, pa pasur komplikime të ndryshme në mes, vetëm nëpërmjet një portali online. Gjatë një aktiviteti për bashkë-qeverisjen në Kryeministri, Rama tha se 10 mijë persona i kanë besuar portalit dhe mbi 90 % e tyre kanë marrë zgjidhje për ankesat e tyre. Me shembuj konkretë, në aktivitet folën edhe persona që kishin marrë zgjidhje të shpejtë pas ankesës në Protalin e bashkë-qeverisjes. Kryeministri Rama tha se bashkëqeverisja synon, përveç zgjidhjes së problemeve të qytetarëve, gjithashtu të evidentojë edhe zyrtarët shtetërorë në momentin që ka shkelje të ligjit.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com