KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Portali i bashkëqeverisjes nuk zëvëndëson institucionet

Rama: Portali i bashkëqeverisjes nuk zëvëndëson institucionet

Portali i bashkëqeverisjes, nuk zëvëndëson institucionet shtetërore, por është një instrument më shumë për të rritur presionin mbi administratën. Deklarata është bërë nga kryeministri Edi Rama . “Nuk është zëvëndësim i institucioneve, por është një inovacion teknologjik që ka transformuar zyrat pa fund të pritjes” tha ai.
Duke sjelle individe konkretë që kanë gjetur zgjidhje pas adresimit në portal, kryeminisyri tha se çdo ditë po shtohet numri i personave që marrin zgjidhje për problemet e tyre. ” Unë me këtë zgjidhje që mora shmanga rrugët gjyqësore për të zgjidhur problemin tim” tha një qytetare.
Për zotin Rama “Sa më shumë të forcohet presioni i dyfishtë nga lart dhe nga poshtë mbi administratën, aq më shumë krijohen kushtet që administrata të funksionojë”.
Për qytetarët që në shumicën e rasteve ishin sorollatur nga administrata shtetërore, nga portali i bashkëqeverisjes ka marre zgjidhje brenda një afati të arsyeshëm.

Sicred