KRYEFAQJA » LAJME » Rama : Politika, forcë për të ndryshuar vendin
Rama : Politika, forcë për të ndryshuar vendin

Rama : Politika, forcë për të ndryshuar vendin

Kryeministri socialist Edi Rama u bëri thirrje të rinjve shqiptarë të jenë aktivë në politikë për të mundësuar ndryshimin pozitiv të vendit. Duke folur në nisje të mësimit në Akademinë Politike të PS para 120 studentëve, kryeministri Rama tha se politika nuk është e keqe, por bëhet e tillë kur punët nuk i bën mirë. “Politika është një forcë që ka lindur për ti dhënë mundësi njeriut që së bashku me të tjerë të bëjë të mundura gjëra që vetëm nuk i bënim dot” tha zoti Rama. Ai u bëri thirrje të rinjve të rritin vetëbesimin duke u bërë pjesë e forumeve politike, duke u përfshirë në debate dhe duke sjellë ide të reja. Ky është viti i gjashtë që PS zhvillon akademinë politike, ç’ka sipas zotit Rama “na ka krijuar një instrument shumë të rëndësishëm për të identifikuar dhe për të kultivuar burimet njerëzore cilësore brenda gjirit të familjes sonë politike”.

Sicred