KRYEFAQJA » LAJME » Rama përshëndet shkarkimin e gjykatësit kushtetues
Rama përshëndet shkarkimin e gjykatësit kushtetues

Rama përshëndet shkarkimin e gjykatësit kushtetues

Kryeministri socialist Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, pasi sipas këtij komisioni ai nuk justifikon pasurinë e tij. “Të gjithë shqiptarët që e mbështetën fort Vetingun, sot duhet të ndjehen mirë sepse nisja është e mbare” shkruan zoti Rama në Fejsbuk. “Pas 17 gjykatësve e prokurorëve që i ikën Vetingut pa filluar, procesi nisi e i pari që u mor në pyetje s’e justifikoi dot pasurinë dhe ra! Jam i bindur s’kemi parë gjë akoma” shkruan zoti Rama.

Sicred