KRYEFAQJA » LAJME » Rama përshëndet shkarkimet e drejtuesve të policisë së Elbasanit
Seanca për imunitetin e Tahirit, Rama: "Deri këtu muhabet pazari nga 72orë çorbë në kazanet e krimit politikës medias!"

Rama përshëndet shkarkimet e drejtuesve të policisë së Elbasanit

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, përshëndet shkarkimin e zinxhirit të komandës policore në Elbasan. “Kush është përzier me çorbën e krimit, po edhe kush s’ka kurajo të përballet sy për sy e dhëmb për dhëmb me të, s’ka vend nën uniformën e dëshmorëve të Policisë së Shtetit. E turpshme përpjekja e Frontit të Çorbës së Vjetër për të baltosur Policinë e Shtetit për operacionin e suksesshëm mbrëmë në Vlorë, si pjesë e luftës ndaj rrjetit kriminal të heronjve të kazanit politik e mediatik të 48 orëve të fundit. Policia e Shtetit po bën të gjithë gjërat e duhura dhe çdo drejtues e punonjës policie, duhet të vazhdojë të bëjë përditë këtë që po bën qysh prej nisjes së kësaj faze të re të luftës me krimin, pas pastrimit të Shqipërisë nga kanabisi.”- shkruan kryeministri. Me tej ai vijon:” Me mandatin e 25 qershorit, ne do t’i bëjmë jo vetëm rrjeteve kriminale, po edhe korrupsionit në tërësi, atë që asnjë nga këta që hidhen sot përpjetë në kazanin e politikës e të medias, s’ka guxuar as ta mendojë, në çerekshekulli rrumpallë e bashkëjetesë harmonike të pushtetit me llumin, ku ky vend mbeti pa shtet, pa ligj, pa drejtësi.”

 

Sicred