KRYEFAQJA » LAJME » Rama përshëndet policinë, “Zbardhja e shpejtë e grabitjes së bankës sukses shembullor”
Policia e Shtetit, çmim të parë në rajon për 2 operacione ndërkombëtare

Rama përshëndet policinë, “Zbardhja e shpejtë e grabitjes së bankës sukses shembullor”

Kryeministri Edi Rama shprehu kënaqësinë e tij pas operacionit të policisë shqiptare e cila arriti të ndalojë brenda pak ditësh personat që vodhën pak ditë më parë paratë e një banke gjatë transportit të tyre. “Policia Shtetit tregoi përsëri se forca e saj zbuluese e goditëse rritet përditë! Zbardhja e shpejtë e grabitjes së bankës sukses shembullor!” shkruan zoti Rama në Fejsbuk, ndërsa e mbyll me frazën e njohur “Qente Le Te Lehin Karvani Do Shkojë Perpara”.
Mjaftë i kënaqur është shprehur edhe ministri i brendshëm Saimir Tahiri. “Unë besoj kjo është një ditë si gjithë të tjera për policinë e shtetit, ku për fat të keq, përtej sulmeve, baltës dhe llumit që është hedhur ndaj policisë, kemi arritur gjithmonë t’i tregojmë qytetarëve shqiptarë se jemi në shërbim të tyre për ta bërë Shqipërinë një vend shumë më të drejtë dhe shumë më të sigurt” tha zoti Tahiri. “Policia e Shtetit bën maksimumin për t’u shërbyer qytetarëve. Ata që janë sot kundër policisë janë ajo pakicë e vogël që janë kundër vettingut dhe që nuk duan drejtësinë në këtë vend. Janë shumë pak për të na bërë rrugën e vështirë, ashtu sikurse janë shumë pak për të ulur besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit” shtoi ai.
Nga ana e tij Haki Çako, drejtor i përgjithshëm i policisë, e konsideroi aksionin si sukses të shkëlqyer të policisë. “U arrit më në fund të finalizohej me sukses operacioni duke vënë para përgjegjësisë ligjore të autorëve të disa grabitjeve të ndodhura në aksin rrugor Tiranë-Rinas. Është një punë shumë e mirë” tha zoti Çako.

Sicred