KRYEFAQJA » LAJME » Rama përsërit thirrjen për Bashën: “Shqipëria duhet të fitojë mbi partitë e mbi çdo interes apo frikë të njërit ose tjetrit”
Prokurori i përkohshëm, Rama sërish i kërkon Bashës bashkëpunim

Rama përsërit thirrjen për Bashën: “Shqipëria duhet të fitojë mbi partitë e mbi çdo interes apo frikë të njërit ose tjetrit”

Kreu i maxhorancës socialiste kryeministri Edi Rama, shprehu keqardhjen e tij pasi kreu i opozitës së djathtë Lulzim Basha nuk tregoi gatishmëri për të bashkëpunuar në arritjen e një Pakti Kombëtar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. “Rifilloi avazi!Jo ne, po edhe SHBA/BE e kanë gabim! Dhe prapë s’duan as dialog kur u thua votat ne i kemi po duam zgjidhje të përbashkët” shkruajti zoti Rama në Fejsbuk, pasi kreu i PD Basha vlerësonte se “Shqipëria nuk duhet të ketë demokraci fasadë dhe nuk duhet të ketë partitë dhe tavolinat partiake mbi Kushtetutën dhe mbi institucionet”. Megjithatë kreu socialist përsëriti ftesën për dialog dhe zgjidhje të përbashkëta, aq më tepër sipas tij “në këtë fazë vendimtare të rrugëtimit të vendit drejt çeljes së negociatave për anëtarësim, kur Shqipëria duhet të fitojë mbi partitë e mbi çdo interes apo frikë të njërit ose tjetrit”.

Sicred