KRYEFAQJA » LAJME » Rama : Të japim zgjidhje dhe të ndëshkojmë abuzuesit me detyrën

Rama : Të japim zgjidhje dhe të ndëshkojmë abuzuesit me detyrën

Kryeministri shqiptar Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptare të përdorin sa më shumë platformën “Shqipëriaqëduam.al” për të marrë shërbimet e duhura. “Sa më shumë ta përdorim Platformën e Bashkëqeverisjes aq më shpejt do të kemi shërbimet që njerëzit meritojnë në zyrat e shtetit” tha zoti Rama gjatë një takimi në selinë e kryeministrisë. Sipas në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, janë drejtuar 10.000 adresime të qytetarëve. Kjo platformë po shërben si një mekanizëm bashkëveprimi mes qeverisë dhe njerëzve të zakonshëm për të kapërcyer pengesat administrative në zgjidhjen e halleve individuale e të problemeve të komunitetit. Ajo po lufton vonesat e pajustifikuara dhe kulturën e vjetër të rryshfetit në zyrat e shërbimeve për qytetarët, vlerëson zoti Rama.

Sicred