KRYEFAQJA » LAJME » Rama për Tahirin : Duam të vërtetën sa më parë!
Rama për Tahirin : Duam të vërtetën sa më parë!

Rama për Tahirin : Duam të vërtetën sa më parë!

E ardhmja e ish ministrit të rendit Saimir Tahiri duket se ka hyrë në një rrugë të paimagjinuar. Pas një stuhie të fortë sulmesh nga opozita, sulme që shoqëruan arrestimin në Itali të një një bande droge, në krye të së cilës qëndron shtetasi Moisi Habilaj, për të cilin opozita thotë se është i afërmi i ish ministrit të brendshëm, tashmë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. “DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!” shkruan zoti Rama në Fejsbuk. Ai e konsideron si të ” neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!” pas publikimeve të mediave italiane të dialogëve të personave të arrestuar ku përmendje emri i ish ministrit. Ndonëse kujton mbështetjejen dhe inkurajimin për ish ministrin e brendshëm, duke e konsideruar “si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet”, kryeministri Rama shkruan se “Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës”. Ai u kërkon të gjitha organeve ligjzbatuese, t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.
“Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie. Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!” shkruan zoti Rama.

Sicred