KRYEFAQJA » LAJME » Rama për sfidat e qeverisjes: Zhvillim ekonomik, rritje shërbimi për qytetarët, bashkëpunim me opozitat

Rama për sfidat e qeverisjes: Zhvillim ekonomik, rritje shërbimi për qytetarët, bashkëpunim me opozitat

Edi Rama, kreu i qeverisë së re, prej 2 ditësh në Vlorë po koordinon punën me ministrat e mandatit të dytë, për zbatimin e atij që ai e quan “projekti fitues i zgjedhjeve”. Zhvillimi ekonomik dhe rritja e cilësisë së shërbimeve për qytetarët do të jenë kryefjala e mandatit të ri.
Zoti Rama do të qeverisë me më pak ministra. Ai ka lënë jashtë saj figura të spikatura të partisë që drejton prej 12 vjetësh. Kryeministri Rama e argumentoi lënien e ish ministrit të brendshëm Tahiri, apo ish ministrave të tjerë jashtë kabinetit të ri, me faktin se ata do të luajnë një rol kyç në forcimit të pozitës parlamentare, por edhe të PS. “Qeveria nuk është seleksioni i atyre që hyjnë në fushë dh të tjerët janë në stol. Ne e kemi nevojë të madhe të kemi të fortë të tre komponentët, partinë, grupin parlamentar dhe qeverinë” tha zoti Rama.
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë mandat si mundësinë e krijimit të një force të re politike brenda PS duke i dhëne partise që drejton një dimension më të gjerë, si projekti politik për “PS plus”.
Si politikan dhe kryeministër Rama vlerësoi se është i gatshëm për të ruajtur bashkëpunimin me opozitën, duke konsideruar si opozitë reale PD, por nuk përjashtoi edhe bashkëpunimin me LSI, me të cilën bashkëqeverisi në mandatin e parë. “Në të mirë të vendit ne do të bëjmë përpjekje me të dyja opozitat” tha zoti Rama.
Në Vlorë prej 2 ditësh në takimin jo formal të qeverisë së re, kanë qenë të pranishem edhe i propozuari për kryetar kuvendi Gramoz Ruci dhe i propozuar për kryetar i grupit parlamentar,Taulant Balla. Asambleja Kombetare e PS, mandatoi kryetarin Edi Rama të krijojë qeverinë e re.

Sicred