KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama për Reformën e Ujit: Familjet në nevojë përfitojnë falas matësit e ujit
Rama për Reformën e Ujit: Familjet në nevojë përfitojnë falas matësit e ujit

Rama për Reformën e Ujit: Familjet në nevojë përfitojnë falas matësit e ujit

Pak ditë para 1 shkurtit e paralajmëruar si dita e nisjes së Reformës së Ujit, kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria ka vendosur që për të gjitha familjet në nevojë matësit e ujit do të jenë falas. “Është një masë brenda reformës dhe shkon në të njëjtin drejtim siç kemi shkuar në Reformën e Energjisë” tha zoti Rama pas mbledhjes së qeverisë e cila këtë fillim viti u mbajt në Lezhë. “Familjet në nevojë përveçse do të marrin matësat pa pagese do të shpëtojnë edhe nga bara e afrofeve sipas tekave të faturistëve lokale dhe njëkohësisht do të mund të shërbehen më mirë sesa deri sot” tha kryeministri.
Zoti Rama bëri të ditur vendimin për atë që ai e quajti “zhvillimi i integrimit rural për 100 fshatrat të vendit”. Duke zbuluar se një prej tyre është dhe fshati Fishtë në Lezhë, zoti Rama tha se bëhet fjalë për një “proces të ri zhvillimi rural që do të mbështetet me një program të ri nga qeveria. Ky model ka të bëjë me infrastrukturën, me zhvillimin e kulturës, kapitalit social, ndërhyrjes në dobi të trashëgimis kulturore e kështu me radhë” tha ai.
Një tjetër vendim i qeverisë në mbledhjen e zhvilluar në Lezhë është edhe stimulimi për zhvillimin e agroturizmit, nisur nga disa shembuj shumë frymëzues që ka në këtë zonë.
Nga infrastruktura, kryeministri Rama njoftoi zhvillimin e “Projektit të rrugës Milot- Baldren me të gjitha veprat e artit dhe me tunelin”. Ky aksi i ri do të lidhi Shëngjinin me Velipojën dhe do të mundësojë integrimin e gjithë asaj zone me një potencial për zhvillimin e turizmit përmes një mundësie të re dhe të shpejtë transporti. Një numër projektesh infrastrukturore për zonën Shëngjin-Velipiojë do të përfshihen në një program të posacëm për zhvllimin rural me përparësi turizmin. Një vepër e rëndësishme do të jetë e rindërtimi i terminalit të pasagjerëve dhe të hyrjes në portin e Shëngjinit si dhe projekti i rrugës nga Balldreni në Malin e Jushit ose njihet “Rruga e Torovicës”.

(Visited 57 times, 57 visits today)
Sicred