KRYEFAQJA » LAJME » Rama për raportin e DASH: “Shumë mbetet për t’u bërë dhe do të bëhet se s’bën”
Rama për raportin e DASH: "Shumë mbetet për t’u bërë dhe do të bëhet se s’bën"

Rama për raportin e DASH: “Shumë mbetet për t’u bërë dhe do të bëhet se s’bën”

Kryeministri Edi Rama e lexon me nota pozitive raportin e  DASH për drogën. Sipas tij raporti tregon sesa shumë është bërë për ta luftuar atë. Por sipas zotit Rama “Shumë mbetet për t’u bërë dhe do të bëhet se s’bën”. Raporti i DASH i publikuar të enjten vërente se Shqipëria mbetet një ndër vend burimet kryesore të marijuanës, por edhe rrugë tranziti për kokainën dhe heroinën, e destinuar për në vendet e Bashkimit Europian. Ndërkohë në raportin për pastrimin e parave DASH ka vlerësuar se Shqipëria është vend ku pastrohen lehtësisht paratë e drogës dhe ku sundon korrupsioni i shfrenuar. “Të ardhurat e paligjshme në Shqipëri pastrohen lehtë pasi vendi ka një treg të zi të konsiderueshëm për mallra kontrabandë” shkruhet në raport.

Sicred