KRYEFAQJA » LAJME » Rama për “La Republica”: Populli shqiptar është më europianisti mes popujve europianë
Rama për "La Republica": Populli shqiptar është më europianisti mes popujve europianë

Rama për “La Republica”: Populli shqiptar është më europianisti mes popujve europianë

Për kryemistrin Edi Rama, populli shqiptar është më europianisti mes popujve europianë. Këtë qëndrim kryeministri shqiptar e shprehu jo vetëm gjatë vizitës së tij zyrtare në Romë, por edhe në intervistën për prestigjozen italiane “ La Reppublica”. “Të gjitha sondazhet vazhdojnë të konfirmojnë se populli shqiptar është më europianisti mes popujve europianë. Ne shqiptarët i kemi ende të freskëta kujtimet e luftërave, luftërave të Ballkanit që kanë përfunduar para pak vitesh. E kemi ende të gjallë kujtimin e regjimit komunist. E kuptojmë deri në fund vlerën e BE-së, një aleancë e lindur për të sjellë paqe mes vendeve që kanë luftuar me shekuj mes njëri-tjetrit, një aleancë që ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, edhe pse sot strukturat e saj duhet të modernizohen. Por të vësh në diskutim mënyrën sesi funksionon BE-ja, është e dobishme; të vësh në diskutim objektivat e saj strategjikë do të thotë të mos njohësh historinë, të dish se asgjë nuk është një herë e përgjithmonë. Besoj se BE-ja do të dijë të bëjë dallimin mes krizave që kanë të bëjnë me rritjen e saj dhe braktisjes së idealeve dhe parimeve të saj strategjike. Projekti i BE-së është absolutisht i vlefshëm si horizont paqeje për të gjithë ne” shprehet kryeministri Rama.
I pyetur nëse SHBA po heq dorë nga një rol i fortë në rajon, kryeministri Rama tha se roli i saj është thelbesor”.”Pas 40 vitesh komunizmi totalitar shqiptar dhe fiksimi anti-imperialist e anti-amerikan, populli shqiptar zhvilloi një aspiratë të thellë për vlerat liberale amerikane dhe europiane dhe roli i ekuilibrit të Shteteve të Bashkuara në zonën tonë është i domosdoshëm” përgjijet ai.
Duke kujtuar Lazaratin, “La Repubblica” ka pyetur kryeministrin Rama nese ekzistojnë akoma këto oaze të krimit në Shqipëri. “Me ndihmën e qeverisë italiane, të Guardia di Finanza, kemi kontrolluar javë pas jave situatën në Lazarat dhe në zonat ku organizatat kriminale vepronin. Po presim raportin e fundit të Guardia di Finanza, por po ju them se këto fusha të paligjshmërisë totale janë shkatërruar”.
Gjatë intervistës për ta famshmen italiane, kryeministri shqiptar ka dhënë opinionin e tij edhe për zhvillimet më fundit ndërkombëtare.

Sicred