KRYEFAQJA » LAJME » Rama për “France 24”: Prodhimi i kanabisit ka pësuar ulje dramatike!
Rama për "France 24": Prodhimi i kanabisit ka pësuar ulje dramatike!

Rama për “France 24”: Prodhimi i kanabisit ka pësuar ulje dramatike!

Kryeministri socialist Edi Rama ka deklaruar se mbjellja e kanabisit në Shqipëri këtë vit ka pësuar një ulje dramatike. Në një intervistë për televizionin francez “Francë 24″ ai tha se “Kemi pasur një kthesë këtë vit për situatën e kanabisit, kemi pasur një ulje dramatike. Unë kam besim që në fund të vitit ka për të qenë histori”. Deklarata e zotit Rama vjen ndërsa policia shqiptare sebashku me Guardia di Finanza ka ndërmarrë një operacion të gjerë në gjithë territorin e vendit.
Kryeministri shqiptar i cili udhëhoqi partinë e tij drejt një fitoreje historike në zgjedhjet e 25 qershorit, foli edhe hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE. “Ne nuk kemi tjetër alternativ përveç BE-së. Presim që bisedimet të fillojnë këtë vit, por nuk do të çuditesha edhe nëse nuk do të ndodhte dhe jo për fajin tonë, por për situatën aktuale në BE” tha zoti Rama. “Në Ballkan jemi optimist. BE për ne është projekti më i besueshëm për paqen” tha kryeministri shqiptar. Zoti Rama shtoi më tej se “Për sa kohë që BE do të jetë objekti ynë, nuk është befasi që ne të rikujtojmë të shkuarën, por ne tani po jetojmë kohën më të mirë dhe kjo për shkak të BE-së. Nëse BE do të largohet, ëndrra që kemi, atëherë do të shohim të tjera alternativa” tha kryeministri Edi Rama për “France 24”.

Sicred