KRYEFAQJA » LAJME » Rama : Hipoteka dhe Aluizni në provë!

Rama : Hipoteka dhe Aluizni në provë!

Kryeministri Edi Rama në një takim të posaçëm me drejtuesit e rinj të Hipotekave dhe Aluiznit, kërkoi prej tyre shërbimin me korrektësi ndaj qytetarëve, pasi sipas tij, çdo ankesë e tyre do të çojë automatikisht në humbjen e vendit të punës. Duke iu referuar rasteve të shkarkimit dhe dërgimit për ndjekje penale të 35 punonjësve të hipotekave. Kreu i qeverisë, shprehu rezerva për punën e tyre, krahasuar me Aluiznin. Harta e Aluiznit është e legalizuar kështu që, sipas Ramës,: “Kur Aluizni thotë se po legalizohet, ke vetëm një detyrë, ta hipotekosh. Në rast të kundërt, me çdo kthim mbrapa të dorëzimit të dosjes, do të ketë letër dorëheqjeje të drejtorit të hipotekës” Rama u shpreh se të gjithë do të jenë në provë, çdo ditë dhe njoftoi se deri në qershor, dy institucionet do të funksionojnë në një sistem,duke reduktuar në maksimum abuzimin dhe sorrollatjet për qytetarët : “Ne kemi besim të plotë se deri në Qershor do të kemi formësuar agjensine kombëtare të Hetuesisë që do të thotë bashkim i këtyre dy institucioneve.” Ai gjithashtu tha se i vetmi kriter për të punuar në zyrat e Hipotekës dhe Aluzinit, do të jetë profesioanlizmi dhe korrektësia dhe jo bindjte politike. Të gjitha zyrat e rregjistrimit të pasurive të paluajtshme në vend,u përfshinë nga një procedurë konkurime, për shkak se ato rezultonin si më problematiket sa i takon shërbimit ndaj qyetetarëve.