KRYEFAQJA » LAJME » Rama: PD “shqelmon” dekriminalizimin!
Rama: PD "shqelmon" dekriminalizimin!

Rama: PD “shqelmon” dekriminalizimin!

Kryeministri socialist Edi Rama ka akuzuar sot PD e opozitës se po “shqelmon” sipas tij ligjin e dekriminalizimit për të mbrojtur “problematikun e vet”. Zoti Rama ka reaguar me një status në Fejsbuk, pasi KQZ miratoi ndërprerjen e mandateve për dy deputetë dhe një kryetar bashkie. “U rrokanis kokën shqiptarëve për ligjin e dekriminalizimit dhe e shqelmon ligjin me të parën në mbrojtje të problematikut të vet” shkruan zoti Rama. Ndonëse nuk e përmend me emër, zoti Rama duket se e ka fjalën për deputetin Dashamir Tahiri. I ardhur në parlament nga radhët e PDIU, dikur aleate e PD, zoti Tahiri u largua pasi partia e tij u afrua me koalicionin qeveritar. Ndërkohë sot anëtarët e opozitës në KQZ votuan kundër heqjes së manditit të zotit Tahiri.

Sicred