KRYEFAQJA » LAJME » Rama – PD: Nuk jemi dhe s’do jemi kurrë njësoj! Nesër qëndrimi!
Përgjimi i Bashës nga policia, Rama ironizon opozitën

Rama – PD: Nuk jemi dhe s’do jemi kurrë njësoj! Nesër qëndrimi!

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se do të dali të mërkurën paradite para grupit parlamentar socialist për të paraqitur qëndriminn e tij lidhur me çështjen e ministrit Xhafaj dhe ecurinë e përpjekjeve për hapjen e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE. Këtë e bëri të ditur vetë zoti Rama në Fejsbuk, duke vënë në dukje ndryshimet mes PS dhe PD e opozitës. “Jemi të gjithë njësoj? JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj! Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave” shkruan zoti Rama. Deklarata e tij vjen pasi opozita ka intensifikuar sulmet ndaj ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. Ajo e akuzon ministrin se i ka dhënë imunitet ligjor vëllait të tij Agron Xhafaj, duke i shpëtuar ekstradimit në Itali dhe vuajtjes së dënimit në Shqipëri për dënimin me 7 vite e 2 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge.

Sicred