KRYEFAQJA » LAJME » Rama : Pastrimi i sistemit të drejtësisë, kontribut në politikë!
Rama : Pastrimi i sistemit të drejtësisë, kontribut në politikë!

Rama : Pastrimi i sistemit të drejtësisë, kontribut në politikë!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar venosmërinë e  tij për zbatimin e Reformës në Drejtësi, pavarësisht sjelleve të fundit të opozitës. Nga Vlora ku inaguroi nisjen e disa veprave të reja të infrastrukturës rrugore, zoti Rama a konsideroi urgjent procesin e vettingut për pastrimin sistemit gjyqësor. “A kemi mundësi të themi se do presim edhe pak për të pastruar sistemin gjyqësor, ndërkohë që tani në një gjykatë po bëhet një krim, duke u liruar një i akuzuar për krim, ndërkohë që mund të bëjë krim teksa ne po presim?” pyeti ai. Sipas kryeministrit kjo nuk ka të bëjë me hyrjen e vendit në BE. “Këtu është çështja shumë e thjeshtë: rruga nuk lidhet me BE, nuk është sa të bukur duhet tu dukemi të tjerëve, por sa të mirë jemi për veten tonë” tha zoti Rama. “Unë besoj se nuk ka asnjë mundësi të presim. Kush e thotë këtë e ka një arsye shumë të fortë që të mbajë anën e atyre që duhet të zhduken nga sistemi i drejtësisë. Nuk ka kontribut më të madh në politikë, se të ndihmosh në pastrimin e sistemit të drejtësisë, si të jesh në opozitë si në qeveri, si në Parlament, si jashtë tij” këmbënguli kryeministri socialist.

Sicred