KRYEFAQJA » LAJME » Rama pas vizitës në Berlin: “Për Gjermaninë jam sot më optimist seç isha para se të nisesha”
Rama pas vizitës në Berlin: "Për Gjermaninë jam sot më optimist seç isha para se të nisesha"

Rama pas vizitës në Berlin: “Për Gjermaninë jam sot më optimist seç isha para se të nisesha”

“Nëse flasim për Gjermaninë jam sot më optimist seç isha para se të nisesha”. Në thelb ky ishte konkluzioni i vizitës dy ditore në Berlin i kryeministrit Edi Rama, menjëherë sapo zbriti në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Zoti Rama tha se “Vizita në Berlin këtë herë kishte një rëndësi të posaçme për momentin historik në të cilin ndodhet Shqipëria, por edhe një ngarkesë të pazakonshme për domosdoshmërinë e kryerjes sa më shumë kontakteve në mënyrë që mesazhet tona të mbërrinin në sa më shumë drejtime”.

Duke ju referuar veçanërisht takimit me kancelaren Angela Merkel, kryeministri Edi Rama tha se “ka qenë një moment shumë i rëndësishëm i vizitës duke na dhënë mundësinë të shkëmbejmë në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe shumë të hapur opinionet lidhur me raportin e progresit, rezultatet e arritura në procesin e pregatitjes për çeljen e negociatave, me përmbushjen e parakushteve siç i konsideroi kancelarja ato që janë në fakt pjesë e procesit të integrimit në marrëdhëniet me KE për të ardhur tek rekomandimi pozitiv”. “Besoj se kjo vizitë do të konsiderohet e suksesshme për përmbushjen e objektivave që kishim” nënvizoi zoti Rama. “Jam i bindur që në fund të vizitës ka një kuptim më të plotë dhe më të detajuar nga ana e të gjithë aktorëve lidhur me pozicionin në të cilin gjendet sot Shqipëria dhe legjitimitetin e plotë të kërkesës sonë që raporti i KE të mbështetet nga qeveria dhe parlamenti gjerman” tha ai.

Kryeministri socialist vend të veçantë i ka kushtuar edhe qëndrimit të opozitës demokrate në këtë proces.”Sa i përket opozitës, dua të them se konstatova me keqardhje në dëgjesën e komisionit të çështjeve europiane, që çka lidhej me çështje që nuk janë pjesë e raportit të progresit, ishte thjesht transmetimi në gjermanisht i atyre që dëgjojmë këtu shqip deri në bezdi” tha zoti Rama. “Ky është roli që ka luajtur deri tani opozita shqiptare dhe kështu i ka shfrytëzuar deri tani ato pak lidhje gjithmonë e më pak që ka duke përcjellë dhe eksportuar pa u lodhur baltën e përditshme dhe duke e kthyer atë në një pengesë për të lejuar që Shqipëria të shikohet nga të gjithë” tha zoti Rama.

I pyetur lidhur me një vizitë të pritshme në Francë, i cilësuar si një tjetër vend skeptik për nisjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së zoti Rama tha: “Më lejoni ta rikthesoj se Gjermania nuk ka qenë kurrë dhe nuk është një vend skeptik. Franca nuk është një vend skeptik. Gjermania dhe Franca janë dy shtylla të mëdha të projektit të Bashkimit Evropian”. Sipas zoti Rama “Në Gjermani dhe Francë ka forca që janë edhe në Parlamentin e tyre kanë forca antievropiane. Ka individë që brenda forcave qeverisëse që janë skeptikë dhe kjo nuk e bën as Gjermaninë dhe as Francën në një familje vendesh skeptike. Në këtë fazë, Gjermania dhe Franca që mbajnë këtë proces duhet të përballen me këto forca. Kjo e bën vendimmarrjen edhe në qershor me një peshë më të madhe se çfarë ka në fakt hapja e negociatave të Shqipërisë me Evropën e Bashkuar. Janë dy ngjarje të mëdha për Shqipërinë dhe Maqedoninë” tha kryeministri Rama.

Sicred