KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Pas 25 qershorit qeveria dhe opozita do kërkojnë hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE
Rama: Pas 25 qershorit qeveria dhe opozita do kërkojnë hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE

Rama: Pas 25 qershorit qeveria dhe opozita do kërkojnë hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE

Kryeministri socialist Edi Rama ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të 25 qershorit, qeveria dhe opozita do të kërkojnë njëzëri hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Këtë zoti Rama e bëri të ditur pas takimit të mërkurën në Bruksel mes shefes së Politikës së Jashtme të BE Federica Mogherinime kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. “I kam thënë shefes së diplomacisë europiane se pas 25 qershorit duhet të jetë e përgatitur ajo dhe KE që qeveria dhe opozita e dalë nga zgjedhjet do kërkojë me një zë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian” tha zoti Rama. “Ajo që mund të them është se ne jemi të destinuar të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për t’u ulur sa më parë në tryezën e negociatave” shtoi ai.
Në konferencën për shtyp në Bruksel, zonja Mogherini tha se “Arsyeja kryesore për të cilën kam thirrur 6 kryeministrat nga Ballkani është për të folur mbi situatën aktuale në Ballkan dhe rrugën që kemi përpara, rritjen e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit dhe konsolidimin e fuqisë transformuese të Bashkimit Europian në Ballkan, me qëllim zhvillimin e shoqërisë gjithëpërfshirëse dhe qeverisjeve të mira”.

Para Mbrapa
Federica Mogherinime me kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (4) 
Federica Mogherinime me kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (1)
Federica Mogherinime me kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (2) 

Federica Mogherinime me kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (5) 
Federica Mogherinime me kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (3) 
Para Mbrapa
Sicred