KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama parlajmëron masa lehtësuese për turizmin
Rama parlajmëron masa lehtësuese për turizmin

Rama parlajmëron masa lehtësuese për turizmin

Pas uljes së TVSH për hotelet në nivelin 6 përqind, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një tjetër masë lehtësim në fushën e turizmit. Duke folur në ë mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, zoti Rama tha se për të gjithë ata që investojnë në hotele me 4 dhe 5 yje, do të përjashtohen nga tre taksa. “Pas uljes së pragut duke e çuar në nivelin më të ulët të rajonit 6 përqind, ne do të përjashtojmë nga Tatim Fitimi, do të përjashtojmë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe do të përjashtojmë nga taksa e pasurisë të gjitha investimet në turizëm, për struktura akomoduese me katër dhe pesë yje” tha zoti Rama. Por ai shtoi se “Këto struktura do të duhet të jenë të certifikuara”. Burime të besueshme bëjnë të ditur se këto masa synojnë joshin gjigandë të infrastrukturës turistike të hynë në Shqipëri.
Kryeministri shqiptar paralajmëroi se investimet publike vitin e ardhshëm do të shkojnë në 42 përqind, ndërsa rritjen e Prodhimit të Brendshëm Kombëtar do të shtohet me 26 miliardë lekë. Zoti Rama tha se kjo e fundit do të vijë jo vetëm për shkak të rritjes ekonomike, por edhe të rritjes së ardhurave nga lufta kundër informalitetit.
“Si prioritet themelor i vitit të ardhshëm dhe buxheti do të garantojë ecurinë e reformave themelore që nga reforma në drejtësi, tek reforma e financave publike, tek reforma e administratës publike, tek reforma administrative territoriale dhe tek reforma e ujit që vitin e ardhshëm hyn në etapën më domethënëse” tha kryeministri.

Sicred